Kandidati për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje, Visar Korenica, ka qenë pre e shpifjeve dhe linçimeve nga personalitete publike të afërta me partitë në pushtët PDK – AAK – Nisma, por kjo nuk e ka penguar atë që të vazhdojë me ofrimin e zgjidhjeve të problemeve të qytetarëve.
Ndaj linçimeve të ndryshme ku shfrytëzohen postimet e tij të vjetra, Visari ka vendosur të reagojë në mënyrë mjeshtërore.
Ai nuk është marrë fare me Gazetën Express dhe të tjera media të afërta me PDK-në dhe AAK-në, teksa ka vazhduar të ofrojë zgjidhje për problemet.
Në postimin e radhës të tij ai ka ofruar zgjidhje për problemin e qenve endacakë, të cilët ai thotë se nuk janë trajtuar asnjëherë si problem real për qytetarët dhe sigurinë e tyre.
Ai kështu dëshmon edhe një herë se në interes primar e ka sigurinë e qytetarëve dhe platformën për ndryshimin e madh, që ai ka kohë që po e proklamon, por që do ta shpalosë edhe zyrtarisht së shpejti me nisjen e fushatës.
Korenica konsiderohet favorit absolut për të fituar qysh në rrethin e parë me mbi 50 për qind të votave, andaj edhe sulmet ndaj 33 vjeçarit nga Rahoveci janë shtuar dukshëm, sulme këto që vijnë nga media që kanë agjenda të caktuara të afërta me partitë rivale të Vetëvendosjes në nivel kombëtar, ani pse Visari asnjëherë nuk është marrë me probleme nacionale, por kryesisht me kauza humanitare, sociale dhe politike lokale. /Rahoveci24/