KB Rahoveci të shtunën nga ora 19:00 zhvillon duelin më të rëndësishëm në vitet e fundit, apo ndoshta më të rëndësishëm në histori të klubit, ndaj ekipit të Ponte Prizrenit.
Ndeshja zhvillohet në Prizren në palestrën “Sezai Surroi” nga ora 19:00.
Pas fitores fantastike ndaj Bashkimit në Rahovec, është kaluar vetëm hapi i parë i rikthimit, pasi tash duhet të forcohet mentaliteti fitues dhe me fitoren e dytë të afrohemi edhe më shumë ndaj klubeve tjera që kanë nga 4 apo 5 fitore.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme të triumfohet në një duel ndaj Arbnor Rifatit dhe Ivan Koljevicit, e veçanërisht ndaj Urim Zenelajt, i cili hodhi grushte në Rahovec.
Rahoveci duhet të triufmojë të shtunën dhe i madh e i vogël duhet të udhëtojmë në Prizren për ta arritur fitoren e tretë të këtij sezoni dhe për t’u afruar maksimalisht me Bashkimin që ka 4 fitore, Ponten që ka 4 fitore dhe Vëllaznimin që ka 5 fitore.
Një gjë dihet, gjithë Rahoveci në Prizren sepse pesha e historisë së klubit tonë është më e madhe se çdo gjë tjetër.
/Rahoveci24/