FC Rahoveci 2019 e pret Vushtrrinë në ndeshjen e fundit dhe derbi që zhvillohet në “Mizahir Isma”.
Ndeshja zhvillohet të shtunën nga 22 Prilli në ora 20:00.
Në këtë takim pritet që të festohet hyrja në Superligë.
Futsali do të jetë një nga dy sportet krahas hendbollit ku Rahoveci është prezente në Superligë dhe natyrisht ky është sukses shumë i madh për këta sportistë.
Ekipi është përgatitur maksimalisht që të përfundohet sezoni me fitore dhe festa të jetë kuptimplotë.
Kujtojmë se klubi i Futsalit FC Rahoveci 2019 ishte mbështetur nga kryetari Smajl Latifi në mënyrë financiare dhe logjistike.
/Rahoveci24/