Të shtunën në 17:00 ndaj Bashkimit, Rahoveci i bashkuar drejt playoffit – krejt në Gjakovë

KB Rahoveci do të nisë ndeshjet në terenin vendas në Gjakovë (në mungesë të palestrës) dhe me këtë rast fillon edhe ndjekja e historisë e ëndrrës së gjeneratave të tëra – playoffit.

Urim Zenelaj mungon te Bashkimi dhe fitorja ndaj klubit prizrenas është shumë e mundur.

Pas humbjes ndaj KB Yllit trajneri i KB Rahovecit, Bujar Loci ka punuar intensivisht në stërvitje për eleminimin e gabimeve.

Fokusi i trajnerit ka qenë pikërisht mbrojtja pasi që kjo ka qenë edhe ana e dobët e ekipit që pranoi gati 100 pikë ndaj Yllit.

Tyler Deihl pritet të startojë në këtë duel dhe të ketë më shumë minuta pasi luajti vetëm nëntë minuta ndaj Yllit dhe pati impakt në rikthimin në çerekun e dytë të takimit, ani pas tekniku Loci lojën e bazon te Arti Hajdari dhe Arian Qallaku.

Megjithatë, kokëçarja e Locit është pozitive pasi që ai ka në përzgjedhje shumë lojtarë kualitativ përveç pozitës 4-5 ku ka probleme të jashtëzakonshme, të cilat u vërejtën ndaj Yllit.;

Të gjithë tifozët dhe qyteti duhet të jenë në Gjakovë ndaj Bashkimit sepse fitorja në ndeshje të tilla do të ishte hap i madh drejt playoffit dhe prishje e planeve të federatës për përfshirje të Trepçës në playoff dhe largimit të Rahovecit.

Ora 17:00, të gjithë në Gjakovë!

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.