Të shtunën në 15:00 ndeshja e vitit, krejt në stadium

KF Rahoveci do të përballet me Ballkanin në atë që është ndeshja më e rëndësishme e sezonit për ekipin e qytetit.

KF Rahoveci hyn në këtë ndeshje tejet i motivuar pasi me fitore shmanget zona e barazhit dhe mbijetesa bëhet më e arritshme.

Fadil Vuçitërna ka në dispozicion të gjithë lojtarët, përpos Hamid Mullabazit i cili është i lënduar në gju dhe vështirë se paraqitet deri në fund të sezonit.

Ultras Vreshtarët kanë paralajmeruar spektakel në ketë takim, pasi rivaliteti dihet se është rritur me klubet e Suharekes dhe mes dy tifozerive ku pos klubit basketbollit edhe Vreshtarët fituan me shembullin e treguar.

Kjo është ndeshja e vitit, krejt në stadium… #ForTheCity

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.