Të shtunën ndeshja jetike ndaj Bashkimit në Rahovec

Të shtunën me fillim nga ora 19:00 do të zhvillohet ndeshja jetike për Rahovecin ndaj Bashkimit.

Nëse Rahoveci dëshiron të ëndërrojë për plasman në playoff dhe pretendim për trofe, atëherë patjetër duhet ta mposhtë Bashkimin të shtunën.

osa1

Skuadra rahoveciane i ka katër fitore kurse skuadra e Bashkimit i ka 8 fitore me dy ndeshje më shumë të zhvilluara.

Rahoveci me një triumf ndaj Bashkimit do të ngushtonte hapësirën në tabelë dhe me dy ndeshjet e mbetura do të mund të ëndërronte për playoff.

Rahoveci ka shumicën e ndeshjeve si vendas në stinorin pranveror dhe është e domosdoshme të mbushet palestra, por jo deri më 4 shkurt, e deri atëherë ndeshjet janë pa shikues.

Në këtë takim do të debutojnë lojtarët e rinj plejmejkeri Deshon dhe qendra Jervon Pressley.

Ameer Jackson do të mungojë për shkak të një lëndimi muskulor të pësuar në ndeshjen e fundit ndaj Teutës në Durrës.

/Rahoveci24/  

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.