Të shtunën ndeshja e parë në shtëpi, KB Rahoveci 029 e pret Sigal Prishtinën në derbin e madh pas super paraqitjeve maestrale në start

KB Rahoveci 029 më në fund është gati që të debutojë në shtëpi.

Ekipi që po udhëhiqet nga djemt e qytetit Indrit Krasniqi e Altin Selmancena kanë bërë punë kolosale duke bërë super transferime, edhe pse buxhetin e kanë qesharak.

osa1

Tani ka ardhur momenti për ndeshjen e parë në shtëpi.

Rahoveci24 mëson se dueli zhvillohet të shtunën, ora do të mësohet shumë shpejt e saktë, por ajo që dihet është se arena do të jetë plot e përplot shikues, një shpërthim vullkanik siç di të ndodhë vetëm në “Mizahir Isma”.

Mbi të gjitha, djemt me në krye kapitetnin Bardh Rexha e meritojnë përkrahjen e krejt qytetit. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.