Të shtunën ndalet ora, KF Rahoveci pret Trepçën, ndeshje e madhe për maje të tabelës

KF Rahoveci pret Trepçën të shtunën nga ora 13:00 në stadiumin legjendar “Jahja Danuza”.

Ndeshja zhvillohet në kuadër të rrethit të tretë të garave.

640x74

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Rahoveci mori fitore në tavolinë ndaj Trepçës pasi ky ekip shkeli rregullat duke inkuadruar gjashtë lojtarë të huaj.

Trepça vështirë se do të guxojë të inkuadrojë më 6 të huaj, e vështirë se do të mund të nxjerrë diçka në tempullin mitik “Jahja Danuza”, aty ku u gjunjëzua Dinamo liderë dy javë më parë.

Me një fitore në këtë takim, Rahoveci do t’i afrohet vendit të dytë që mbahet nga Suhareka në vetëm tre pikë. Suhareka pas disa javësh vjen në Rahovec. Dhe veni i dytë dërgon në barazh të Superligës.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.