KB Rahoveci përballet të shtunën ndaj Prishtinës në kryeqytet në derbin e kësaj jave në Superligën e Kosovës në basketboll nga ora 19:00.
Rahoveci arrin në këtë duel me krizë të thellë rezultatesh, e me paqartësi për të ardhmen e afërt sa i përket pankinës në mesin e spekulimeve për ndryshim në stafin teknik.
Te Prishtina ajo që dihet është se së fundmi pësoi humbje dhe Ante Nazor do të kërkojë që ekipi i tij të përgjigjet duke thelluar krizën e Rahovecit.
Për më tepër Prishtina sipas informatave të Rahoveci24 e ka regjistruar edhe lojtarin e tretë të huaj, Dachon Burke, i cili ka dy javë që është në Prishtinë dhe është në top formë i gatshëm për duel.
Te Rahoveci pritet edhe debutimi i Michael Green i cili ka ardhur si zëvëndësues i Eric Davis, paraqitja e këtij të fundit për këtë duel mbetet në pikëpyetje.
Me fitore Rahoveci kthen për së mbari sezonin pasi ka startin më të keq në histori të klubit në Superligë dhe formën më të dobët ndonjëherë, përkundër faktit se është ekipi më i shtrenjtë i konsoliduar po ashtu në histori të klubit.
/Rahoveci24/