Rahoveci do të presë të shtunën në stadiumin e qytetit skuadrën nga Superliga, Malishevën në atë që është miqësorja e parë e këtij sezoni.
Rahoveci24 mëson se ndeshja zhvillohet në ora 17:00.
Ndër tjerash, Rahoveci24 mëson nga burime brenda klubit se në këtë ndeshje do të debutojnë të gjitha transferet e reja ashtu sikurse katër lojtarët e huaj të transferuar.
Rahoveci po bën përgatitje nën udhëheqjen e re duke tentuar një nivel gare sa më të lartë, kur dihet konkurrenca e fortë që do të mbretërojë në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.
/Rahoveci24/