KB Rahoveci të shtunën përballet ndaj klubit që ka përkrahjen e gjithë mekanizmit shtetëror dhe federatës, ndaj klubit që u kthye në formë fantome në Superligë, KB Pejës.
Rahoveci që gjendet në krizë rezultatesh kërkon t’i japë fund stinorit vjeshtor me fitore.
Kundërshtar është KB Peja që ka ndihmën e gjithë mekanizmit shtetëror dhe pritet të bëj transferime të mëdha duke provuar ta kthejë titullin në Pejë, në edicionin që edhe u kthye pa luftuar fare në Ligën e Parë duke përbërë precedent të pa parë. Natyrisht edhe këtu ndikoi politika.
Krejt Rahoveci në sallë për të treguar se s’ka para e as politikë e pistë që e prishë dashurinë e basketbollit.
E shtunë, ora 19:00.