Të shtunën KH Rahoveci për historinë ndaj Vushtrrisë
KH Rahoveci të shtunën udhëton në Istog për të zhvilluar ndeshjen vendimtare të barazhit për të hyrë në Superligë ndaj Vushtrrisë.
Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00 dhe kjo është ndeshja ndër më të rëndësishmet deri tash në histori.
Me një fitore, Rahoveci inkuadrohet në Supreligë ku edhe e ka vendin.
Ndeshja do të transmetohet në RahoChannel.