Të shtunën KF Rahoveci vazhdon rrugëtimin drejt mbijetesës në udhëtim.
Djemt tanë të udhëhequr nga Fadil Vuçitërna do të kenë përballë Fushë Kosovën, ekip të cilin kryetarjneri ka kërkuar nga lojtarët që patjetër ta mposhtin.
Angazhimi në stërvitjen e të martës ka qenë tejet i lartë, ku Rahoveci24 ka qëndruar duke realizuar disa fotografi nga stërvitjet.
Trajneri pritet t’i besojë formacionit që luajti ndaj Dukagjinit në shtëpi, por pritet rikthimi i Durim Canzibës, i cili ishte i lënduar.
KF Rahoveci nën drejtimin e Fadil Vuçitërnës ka 2 barazime dhe 1 fitore në tri ndeshje, duke mos pësuar fare humbje dhe nëse mposhtët Fushë Kosova këtë fundjavë dhe më pas Deçani javën tjetër në shtëpi, atëherë do të bëhet tjetër hap gjigant drejt mbijetesës dhe pozita do të jetë më e favorshme.
Aktualisht Rahoveci ka 17 pikë në vendin e parafundit, me pikë të barabarta me Istogun dhe Deçanin, teksa me një fitore ndaj Fushë Kosovës do të arrihej vendi i 12-të me vetëm 1 pikë larg Ballkanit që ka 21 pikë në vendin e 11-të dhe Kosova e Pristhinës me 24 pikë në vendin e 10-të. /Rahoveci24/