KF Rahoveci do të kërkojë fitoren e parë nën drejtimin e Fadil Vuçitërnës dhe në stinorin pranveror në udhëtim te Vitia.
Skuadra e Rahovecit hyn në këtë takim shumë e motivuar, pasi në stol do të jetë Fadil Vuçitërna, i cili u përjashtua nga ndeshja e kaluar ndaj 2 Korrikut e zhvilluar në Rahovec, ku ndodhi një padrejtësi e radhës nga gjyqtarët ndaj ekipit tonë.
Në Viti do të synohet vetëm fitorja nga djemt e Fadilit, që kanë treguar lojë shumë të mirë në shtëpi qysh pasi ai mori në dorë drejtimin e skuadrës.
Ekziston optimizëm i madh për këtë ndeshje, e cila zhvillohet të dielën nga ora 14:00.