Të shtunën nga ora 15:00 ekipi i KF Rahovecit do të presë në stadiumin legjendar “Jahja Danuza” në një nga ndeshjet e fundit në shtëpi që do të jetë e veçantë, pasi do të ndalet përfundimisht inkuadrimi i FC Suharekës në Superligë, një klub i formuar së fundmi nga një grup biznesmenësh nga qyteti fqinj.
Rivaliteti me këtë klub të ri nuk ekziston pasi masa artificale e përbërjes së tij nuk garanton një rivalitet në horizont.
Sidoqoftë, pozita tabelare dhe ndeshjet mjaft të tensionuara kanë ndikuar që kërkesa e tifozëve vendas të jetë e qartë – në Rahovec ky ekip nuk kalon.
Me fitore ose barazim, Rahoveci i hapë rrugë Dinamos së Bylbyl Sokolit për t’u inkuadruar në Superligë dhe që përfundimisht FC Suhareka të mbetet në Ligën e Parë.
Gjithçka dihet të shtunën nga ora 15:00.
/Rahoveci24/


