KB Rahoveci vazhdon me ndeshjet në Superligën e basketbollit, kurse kundërshtari i radhës është Bashkimi nga Prizreni. Ky duel zhvillohet në Gjakovë nga ora 17:00 në mungesë të palestrës tonë, në cilësinë e vendasit.
KB Rahoveci mirëpret në shtëpi Bashkimin e Arion Ballukut, basketbollistit legjendar i cili hyri në analet e klubit me performancën në finalen historike ndaj Dritës, ku u shënua inkuadrimi historik në Superligë.
Në këtë takim nga minuta e parë pritet ta shohim kapitenin Besnik Sharku i cili nuk luajti ndaj Pejës pasi trajneri Jeton Nixha nuk deshi ta rrezikonte.
KB Rahobeci vjen pas pesë humbjeve rresht dhe kërkon ndërprerjen e serisë negative .