Sporti rahovecas po hap një faqe të re – këtë herë në fushën e volejbollit.
Të shtunën, më 18 tetor 2025, me fillim nga ora 20:00, në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, zhvillohet ndeshja e javës së 4-të të Superligës B mes KV 17 Korriku dhe KV Feniks.
Ekipi i ri i Rahovecit në volejboll, i mbështetur nga sponsorë lokalë dhe dashamirë të sportit, synon ta nisë këtë kapitull me energji dhe pasion, duke i ftuar të gjithë qytetarët për përkrahje masive në shkallët e palestrës.
“Ky është fillimi i një epoke të re për volejbollin në Rahovec. Na duhet zëri, duartrokitjet dhe përkrahja e të gjithëve,” – kanë thënë përfaqësuesit e klubit.
KV 17 Korriku është gati për të dhënë maksimumin në parket – me një qëllim të vetëm: që Rahoveci të ndjejë emocionin e volejbollit si kurrë më parë.
E shtunë, 18 tetor 2025
Ora 20:00
Palestra “Mizahir Isma”, Rahovec


