KH Rahoveci do të kërkojë ta fitojë trofeun e parë në histori të klubit këtë fundjavë, por për këtë rruga është mjaft e vështirë për të triumfuar në Kupën e Kosovës.
Final 4 i Kupës së Kosovës është caktuar të mbahet në Pejë dhe pikërisht në palestrën “Karagaçi” përballja e parë gjysmëfinale do të jetë finale, para finales, ndaj KH Besës.
Skuadra që triumfon në këtë takim të shtunën do të kualifikohet në finalen e madhe të Kupës së Kosovës ku pritet fituesi i duelit Trepça – Kastrioti.
Në rast të triumfit ndaj Besës të shtunën, Rahoveci të dielën menjëherë luan finalen e Kupës së Kosovës ku me fitore do të fitojë trofeun e parë në histori të klubit
Të gjithë ata që kanë mundësi të udhëtojnë në Pejë duhet ta bëjnë këtë për një shancë të artë të trofeut të madh të parë në të gjitha sportet.
/Rahovei24/


