Të shtunën nga ora 19:00 do të zhvillohet ndeshja më e rëndësishme deri tash këtë edicion, ndaj Ponte Prizrenit.
Kjo sfidë pritet me shumë entuziazëm nga spektri basketbolldashës pasi e vë KB Rahovecin përballë Ivan Koljevicit, i cili tradhtoi ekipin në mes të sezonit të kaluar kur ekipi po bëhej gati për playoff me 7 fitore rresht, dy ndaj Pejës.
Se cilat ishin ndikimet, kjo nuk dihet zyrtarisht, mirëpo Koljevic është rikthyer tek Ponte dhe kësisoj do të rikthehet të shtunën në tempullin mitik “Mizahir Isma”.
Këmbanat e alarmit për ekipin e Muhamed Thaçit po bijnë pavarësisht kush është kundërshtari, e ky ka rastisur të jetë ekipi më në formë i momentit, Ponte Prizreni.
Vet tekniku Thaçi ka qenë i ashpër ndaj lojtarëve të tij pas humbjes nga Bashkimi, ndeshje që ishte për periudha të konsiderueshme e fitueshme dhe nën kontroll.
Fokusi i jashtëzakonshëm për këtë duel ka bërë që trajneri të vendosë për të mos u përfshirë në prononcime për media, dhe që fokusi në stërvitje të jetë maksimal. Ndonëse kritikat për gjyqtarët janë të mëdha.
E njëjta vlen edhe për lojtarët të cilët po përgatiten intensivisht për këtë takim.
Rahoveci pas tri humbjeve e ka patjetër fitoren, kurse Arbnor Rifatit dhe Ivan Kojevicit u mbetet të ballafaqohen me zjarrin në tempullin mitik “Mizahir Isma” për të dëshmuar a janë të pandalshëm apo jo, siç pretendon, tekniku prizrenas.
Mbi të gjitha kjo është përballje e dy trajnerëve vendor, ku do të konfirmohet statusi i trajnerit më të mirë vendor. Kjo është përballja e parë mes Thaçit dhe Rifatit, të cilët aplikojnë dy brende krejtësisht të ndryshme të basketbollit.
Rahoveci24 do t’iu mbajë të informuar për këtë takim.
/Rahoveci24/