Të shtunën finalja e playoffit, krejt Rahoveci në Suharekë

KB Rahoveci zhvillon të shtunën ndeshjen e parë finale të playoffit të Ligës së Parë ndaj Dritës, përballje kjo shumë e vështirë për ekipin tonë.

Rahoveci24 merr vesh se klubi tashmë ka vënë në dispozicion disa autobusë të cilët do të shërbejnë për bartjen e tifozëve nga Rahoveci në Suharekë për të përkrahur ekipin në këtë ndeshje të vështirë.

Po ashtu, pritet që qindra qytetarë të tjerë rahovecianë të jenë prezent në palestrën 13 qershori në Suharekë me veturat e tyre private dhe shpenzimet private, çka e konfirmon mobilizimin dhe dashurinë për klubin.

Ndeshja ndaj Dritës pritet të jetë deri tash dueli më i vështirë për ekipin tonë. Fitorja do të hapte rrugët për Superligë, pasi që me një tjetër fitore në Gjilan do të sigurohej Superliga. Ekipi që fiton dy ndeshje kualifikohet në Superligë.

20-0 nuk është asgjë, pa Superligë – kjo duhet të jetë motoja për të gjithë lojtarët dhe tifozët, të cilët duhet të përkrahin ekipin në momentet kyçe në duelin e vështirë ndaj Dritës, e cila ka të rikthyer tri lojtarë kyç në formacionin bazë.

Andaj të gjithë në Suharekë të shtunën nga ora 19:00 kur edhe zhvillohet dueli.

Nisja me autobusë bëhet nga ora 17:30 nga Hotel Park Plaza. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.