Të shtunën derbi ndaj Yllit, krejt Rahoveci në Sallë

Të shtunën me fillim nga ora 17:00 zhvillohet kulminacioni i të gjitha ndeshjeve, përballja më e zjarrtë e sezonit, ku në shtëpi presim Yllin në super krizë.

Ylli, që drejtohet nga trajneri historik i ish-KB Rahovecit, Fotis Takianos, po gjendet në formë jo të mirë, teksa po bën gati transferimin më të madh të sezonit, Scott Bamforth.

osa1

Teksa Bamforth ende nuk po prezantohet, KB Rahoveci 029 do të kërkojë që të triumfojë në duelin direkt në “Mizahir Isma”.

Palestra duhet të jetë e plotë për të provuar fitoren, të tretën sezonale, dhe për ta thelluar kështu krizën e Yllit. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.