Të shtëna me armë tek rrethi i Xhamisë Kadiri, arrestohet një person

Rahoveci është tronditur nga të shtëna me armë zjarri paraditen e të hënës.

Rahoveci24 mëson se një person ka shtënë me armë zjarri tek rrethi i Xhamisë Kadiri.

osa1

Siç mësojnë gazetarët tanë në terren policia me shpejtësi të pa parë ka reaguar për këtë rast duke arritur pas pak sekondash në vendin e ngjarjes dhe duke e arrestuar personin në fjalë.

Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje, por që ka lënë shije të hidhur kur dihet se kemi mërgimtarë pafund prezent në komunën tonë. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.