Të premten vihet gurthemeli për Sheshin Qëndror të Rahovecit

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se të premten do të vihet gurthemeli për ndërtimin zyrtar të Sheshit Qëndror të Rahovecit.

Ditë më parë në një njoftim të ndarë komuna e Rahovecit njoftoi për bllokimin e rrugëve kyçe ku do të fillojnë punimet.

Ndërsa tani, ka ardhur koha që të vihet zyrtarisht gurthemeli nga kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Prezent pritet të jetë edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ishte në jurinë e përzgjedhjes së planit për Sheshin Qendror të komunës së Rahovecit dhe do t’i qëndrojë nga afër këtij projekti.

Teksa ka shumë pikëpyetje për financimin dhe kohëzgjatjen e projektit, ajo që dihet është se punimet e sheshit do t’i kryejë kompania e njohur Famis Co nga Suhareka, kurse shuma totale e këtij projekti sillet rreth 4 milionë euro.

Sipas njoftimit, thirrja e gazetarëve dhe mediave për vënien e gurthemelit është rruga “Xhevat Kasapi”.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.