Të premtën nga ora 20:00, pas iftarit, Grapeland Rahoveci do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme, si test, për këtë sezon, pasi vendi i parë është siguruar.
Ky duel është i rëndësishëm për të parë kapacitetin e skuadrave në duel direkt, pasi që sipas të gjitha gjasave Grapeland Rahoveci në finale të playoffit do ta ketë pikërisht kundërshtar KEK-un e Visar Ejupit.
A do të mbetet Rahoveci pa humbje, kjo mbetet të shihet.


