Të premtën ndeshja e parë në shtëpi për Grapeland, derbi ndaj New Basketit

Grapeland do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj New Basket Prizrenit, një klub satelit i Ponte Prizrenit që është në pronësi të Arbnor Rifatit.

New Basket që disa vite është pretendent për Superligë dhe graviton mes finaleve e playoffit të Ligës së Parë, e menjëherë ky ekip do të jetë kundërshtar i Grapeland Rahovecit në ndeshjen e parë në shtëpi që është një derbi i madh i menjëhershëm që rrezikon ecurinë e klubit të qytetit.

osa1

Ekipi nën drejtimin e Bujar Locit pas fitores rutinore në javën e parë ndaj Kerasan Prishtinës po punon për duelin e dytë që do tëjetë tejet i vështirë.

New Basket humbi vetëm 8 pikë nga Istogu dhe do të kerkojë patjetër që të fitojë për të mbajtur hapin dhe për të shkaktuar befasi duke mposhtur në Rahovec ekipin e Grapeland.

Ndeshja luhet të premtën nga ora 18:00.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.