Të premtën finalja e parë për Superligë, Bardhi kundër Visarit, në një përballje tjetër epike

Të premtën zhvillohet finalja e parë për inkuadrim në Superligë, ku Grapeland Rahoveci e pret KB KEK-un në “Mizahir Isma”.

Grapeland Rahoveci hyn në këtë takim si favorit I madh, pasi ka mposhtur dy herë këtë edicion ekipin e KB KEK-ut.

osa1

Ekipi për të cilin luan Visar Ejupi e që drejtohet nga Neven Plantak megjithatë e fitoi përballjen e fundit ndaj Grapeland Rahovecit në “Mizahir Isma” që ishte humbja e vetme sezonale e klubit tonë gjatë sezonit të rregullt.

Nga ora 17:00 të premtën në “Mizahir Isma” nevojitet përkrahja e publikut për të siguruar fitoren e parë në mënyrë që diskutimi më pas të mbyllet në Obiliq të martën.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.