Të premtën rikthehet HardhFest pas një mungese tre vjeçare në hapësirën e Konakut.
Pas një fushate të gjatë të promovimit dhe takimeve përkrahëse me institucionet, HardhFest do të hapë siparin të premtën mbrëma.
Nata hapëse do të shohë veraritë e Rahovecit duke ekspozuar produktet e tyre, ashtu sikurse edhe Vreshtarët të cilët të vjelurat e para do t’i sjellin për vizitorët nga anë e mbanë Kosova.
Në anën tjetër edhe institucionet e sigurisë kanë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e festivalit.
Vlen të përmendet se qyteti po ashtu se qyteti nuk do të jetë i boshatisur pasi do të ketë shumë aktivitete të cilat do të zhvillohen në kuadër të festivalit, siç është HardhTalk me dizajnerin me renome ndërkombtare, Agi Haxhimurati. Ky aktivitet mbahet të premtën në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec.
Ndërkaq, në hapësirën e Konakut aty ku pritet festa e madhe, do të ketë atmosferë të shkëlqyeshme qysh në natën e parë me superyllin, Alban Skenderaj.
Për të gjitha detajet do t’iu mbajë të informuar Rahoveci24 dhe vizitoni poashtu faqen e HardhFest në Instagram dhe Facebook.