Të premten fillon Final 8, më në fund pak festë e sport në Rahovec

Më në fund do të shohim pak atmosferë festive e sport në Rahovec.

Për katër ditë nga 21 deri 25 Shkurt i gjithë opinioni i basketbollit do ta ketë vëmendjen në palestrën “Mizahir Isma”.

osa1

Tetë ekipe të Ligë së Parë do të luajnë mes vete të ndarë në sistemin e Final 8 për trofeun e Kupës së Kosovës – Liga e Parë.

Ky format zhvillohet për herë të parë në formë të tillë dhe ka për synim avancimin e basketbollit.

Për plot katër ditë duke filluar nga e premtja në ora 14:30, do të ketë festë të basketbollit dhe atmosferë plot.

Ndeshjet do të transmetohen në Artmotion dhe bashkatdhetarët tanë do të mund të përcjellin këtë event.

Grapeland Rahoveci e nisë këtë garë si hapës i turneut të premtën nga ora 14:30, ku nevojitet përkrahja e shikuesve.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.