Të mërkurën nga ora 15:00 do të zhvillohet ndeshja ndaj Vllaznisë së Pozhoranit në stadiumin e qytetit të Rahovecit, e para ndeshje kjo nën drejtimin e trajnerit të ri, Xhevat Mullaavda.
Kjo ndeshje pritet të jetë pikënisja e rezultateve pozitive pas punëve intensive të ditëve të fundit.
Kujtojmë që në këtë fushë Vllaznia e Pozhoranit vitin e kaluar nxorri një barazim, ndërsa tash do të kërkohet fitorja nga djemt e Rahovecit, të cilët do të tentojnë të fitojnë dy ndeshjet e radhës, të dyjat në shtëpi.
Disponiomi në kamp është i mirë, por atmosfera nga shikuesit do të jetë vendimtare, andaj kjo ndeshje është e të gjithëve, sepse vetë prezenca jonë është kontribut në këtë ndeshje kur dihet se çfarë moment të vështirë po kalon klubi.
Nesër nga ora 15:00 të gjithë në stadium. /Rahoveci24/