Të mërkurën seanca e jashtëzakonshme, krejt çka dihet – kush do ta japë votën e 16të?

Me nënshkrime të mjaftueshme nga asamblistët e Komunës së Rahovecit, të cilët janë asamblistë nga pozita, gjegjësishit AAK, që ka shumicën në Asamble, është thirru seancë e jashtëzakonshme me vetëm një pikë të vetme: Votëbesimin ndaj Kryesuesit të Asamblesë, Defrim Kafexhiu.

Ajo që dihet deri tani është se AAK ka arritur që pas aderimeve të sigurojë në total 15 asamblistë, që është gjysma e legjislativit dhe për të qenë shumicë e vetme në Kuvend duhet të ketë 16 vota, apo që ta kalojë shkarkimin e Dëfrim Kafexhiut të mërkurën në mënyrë që të vijë dikush tjetër i propozuar nga kjo shumicë.

Vet Kafexhiu nuk e di se kush do të jetë asamblisti i 16-të, por në një reagim që ai ka bërë, aludimet janë se bëhet fjalë për Armir Vuçitërnën nga PDK, i cili publikisht pranoi kalimin në AAK.

“AAK edhe unë boss. Moti ka qenë ai vakt rrusho”, u shpreh Vuçitërna në komente teksa sqaroi se është tashmë e kaluar fakti që ai ka qenë pjesë e PDK-së, duke konfirmuar kështu kalimin në AAK.

Vet Kafexhiu sqaroi këtë votëbesim dhe pse është kërkuar largimi i tij. Edhe pse ngjarja ndodhi pas hallakamës në fund të seancës së kaluar, Kafexhiu beson se votëbesimi ndaj tij është ngritur me qëllim politik – që dikush nga pushteti aktual ta marrë pozitën të cilën ai e ka drejtuar deri tani.

“Pushteti në Rahovec i ka 15 asamblistë, për me mpasë shumicën, i duhen 16 vota. E dimë që përgajtë kësaj kohe AAK i ka fitu 12 asamblistë, përgjatë kësaj kohe ka arritur me i kompletu 15 asamblistë në forma të ndryshme që lidhen me interes të ndërsjelltë”, shprehet Kafexhiu në një prononcim për Nacionalen.

Kafexhiu shoti se nuk e di nëse dikush prej opozitës od ta tradhtojë, por sipas tij, arsyet prapa këtij vendimi janë politike.

“Që lidhen me interes të antarëve partiak. Unë nuk e di nëse dikush do të na tradhtojë prej opozitës, un ëjam kryesues i opozitës, vazhdoj me qenë. Arsyeja është puro politike, po duan me pas një kryesues të vetin. Kuvendi ka funksionuar në mënyrën më të mirë të mundshme deri tash, nuk ka arsye tjera, pos arsye politike”, deklaroi ai.

Asambleja e Rahovecit i ka 31 ulëse, me 16 vota mund të shkarkohet Kafexhiu, e nëse pushteti që thirri Votëbesimin i ka votat, nuk u deklaruar Hasan Përboqi, asamblist i AAK-ë, në një prononcim për Nacionalen.

“Për momentin nuk mundem me thënë kurgjo hiç, ne si opozitë kemi gjithmonë ambicie për ta shkarkuar, por zyrtare nuk ka asgjë hiq”, u shpreh Përboqi.

Pyetur mbi arsyet për një vendim të tillë, ai i tha Nacionales se “janë grupi më i madh në Kvuendin Komunal”.

“Arsyeja është se jemi 15 asamblistë, dhe si grup më i madh na takon kryesuesi”, u shpreh Përboqi.

AAK ende nuk ka dhënë një emër se kush do të zë vendin e Defrim Kafexhiut, nëse votëbesimi ndaj tij të mërkurën do të jetë i suksesshëm.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.