KF Rahoveci do të përballet të mërkurën me skuadrën e fundit në tabelën e Ligës së Parë, Istogun, ku do të kërkojë vazhdimin e serisë së fitoreve.
Pasi Rahoveci mposhti liderin Vllazninë në ndeshjen e parë të trajnerit Mullaavda, i cili mori skuadrën pas rënies në vendin e fundit.
Megjithatë, Mullaavda arriti që të kthejë në ekip kapitenin legjendar Muhamed Shehun dhe sulmuesin Agim Hotin, kurse frytet u panë me fitoren eparë të arritur në shtëpi këtë sezon.
Mullaavda e nxori mirë edhe Hamid Mullabazin, i cili shfaqi paraqitjen më të mirë në karrierë por që i mungoi vetëm goli, ani pse kishte realizuar asistin.
Hamid Mullabazi pritet të startojë në këtë takim, ashtu sikurse lojtarët tjerë të ndeshjes së kaluar.
Ndeshja zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit të Rahovecit. /Rahoveci24/