KB Rahoveci fillon sezonin e ri në Suprligën e Kosovës në basketboll ndaj KB Boreas në Pejë.
Ndeshja ndaj Boreas konsiderohet e vështirë pasi kundërshtari është mjaft i organizuar dhe luan në shtëpi.
Pas Boreas, Rahoveci ndeshet me Yllin në Suharekë, klub i cili ka probleme organizative pas shkarkimit të kryesisë.
Rahoveci ka shumë mundësi që t’i fitojë dy ndeshjet e para dhe të arrijë në maje të tabelës.
Pas dy ndeshjeve të para vëmendja kthehet në Gjakovë, aty ku zhvillohen takimet si vendas.
/Rahovec24/