Komuna e Rahovecit ka thirrur konferencë për shtyp për të mërkurën në ora 11:00 në objektin e Komunës së Rahovecit.
Konferenca për shtyp është thirrur pasi do të bëhet nënshkrimi i kontratës për Sheshin Qendror të Qytetit.
Projekti i sheshit u përcoll me shumë polemika dhe kundërthënie si në fazën e planifikimit, ashtu edhe në fushatën e fundit politike.
Por, duket se punimet do të fillojnë shumë shpejt duke prishur pjesën e parkingut prapa palestrës, ndërkaq vitin e ardhshëm do të vazhdojnë punimet me faza tjera.
Ndërtimi i Sheshit Qendror të Qytetit të Rahovecit do të zgjasë disa vite dhe do të kushtojë disa miliona euro.
/Rahoveci24/