KB Rahoveci pret të mërkurën Vllazninë për të vazhduar serinë e mrekullueshme të fitoreve të nisur me fitoren e madhe ndaj Trepçës.
Në ora 19:00 zhvillohet ky duel në palestrën “Mizahir Isma” ku Rahoveci e pret skuadrën shkodrane të Vllaznisë e cila kërkon playoffin e Ligës Unike.
Me një fitore Rahoveci do të bënte hap të madh drejt playoffit të Ligës Unike ku do të ishte në mesin e 6 ekipeve më të mira.
Megjithatë, nevojitet përkrahja e publikut për të triumfuar në këtë takim dhe për të vazhduar këtë seri pozitive të fitoreve para mega përballjes të dielën ndaj Ponte Prizrenit në Rahovec.
/Rahoveci24/