
KB Rahoveci do të përballet të mërkurën nga ora 17:00 në atë që shënon fillimin e Final 8 të Kupës së Kosovës në basketboll që mbahet në Pejë.
Rahoveci ne këtë duel hyn në formë jo të mirë pas humbjes së thellë nga Prishtina.
Sidoqoftë, ndërkohë në Rahovec ka arritur T.J. Dunans i cili do të jetë i gatshëm për të bërë debutimin e tij me klubin.
Dunans shihet si “pjesa që mungon” e ekipit të Rahovecit të cilit nuk i mungon kualiteti.
Për Trepçën, kundërshtarin historik për Rahovecin në kompeticionin e Kupës, ky është momenti i së vërtetës po ashtu, teksa në rast të humbjes klubi mitrovicas pritet ta shkarkojë trajnerin Lubomir Minchev, për të cilin tashmë ka gjetur zëvëndësuesin, mësojnë burimet e Rahoveci24 pranë klubit mitrovicas.
Presioni është i madh në Mitrovicë dhe Rahoveci pritet të përfitojë nga kjo situatë duke fituar këtë duel dhe duke shkuar në gjysmëfinale ku do të presë fituesin e duelit Peja – Sigal Prishtina që zhvillohet po të njëjtën ditë.
Për Rahovecin Final 8 është mundësia ideale për trofe dhe kjo do të duhet të shfrytëzohet në maksimum e qyteti është gati për të përkrahur ekipin.