KB Rahoveci të mërkurën pret Prizrenin 16 të Arbnor Rifatit në një “showdown” klasik mes dy ekipeve të cilat kanë shumëçka për të luajtur në këtë takim, e veçanërisht Rahoveci.
Teksa Prizreni po kërkon të përforcojë pozitën për Final 4 të Ligës Unike, pasi në kampionat i ka punët më mirë, për Rahovecin nuk është kështu.
Rahoveci po tenton etablimin në Final 4 të Ligës Unike, ku me një fitore ndaj konkurrentit direkt si Prizreni do të ishte më se e mundur që të arriheshin edhe Final 4 i Ligës Unike por edhe playoffi i Superligës së Kosovës.
Sidoqoftë, ky nuk do të jetë aspak mision i lehtë.
Përkundër fitores ndaj Bashkimit, ana e zezë e atij takimi mbetet rikthimi nga 20 pikë i Bashkimit në çerekun e tretë, përkundër faktit se prizrenasit e mbyllën takimin me 26% saktësi nga fusha dhe veç 12% nga vija e tre pikëshit (5/39), teksa si rrallëherë snajperistët Alban Veseli (0-7) dhe Valon Bunjaku (0-9) kaluan pa shënuar tresh.
Pra, përkundër përqindjes së ulët të efikasitetit dhe një “dite të keqe”, Bashkimi u kthye në takim nga 20 pikë, e kjo mbetet pikë për t’u brengosur para takimit ndaj një skuare me artileri të hatashme ofensive si Prizreni 16.
Teksa është e vështirë të përsëritret një “ditë kaq e keqe” për kundërshtarin, Rahoveci duhet të vë gjithë potencialin në mbrojtje për t’u fokusuar dhe për të shënuar fitore ndaj Prizrenit 16, çka do të ishte një prej fitoreve më të rëndësishme të këtij sezoni sepse është ndeshje e vlefshme për dy garat.
Ndeshja zhvillohet të mërkurën nga ora 17:00.
/Rahoveci24/