Të mërkurën nga ora 18:45, KB Rahoveci 029 e pret Borën në “Mizahir Isma” në një përballje që premton të jetë epike.
Bora e stër-përforcuar me një plejmejker dhe një qendër, ballafaqohet me Rahovecin që përpos fitores ndaj Yllit në takim hyn me një lojtar të ri, AJ Patyy që forcon pozitat 3/4.
Ndeshja luhet në ora 18:45 dhe me fitore Rahoveci mund të ngjitet në vendin e katërt, e të vazhdojë kështu ecurinë e pabesueshme të rezultateve.
/Rahoveci24/


