Të mërkurën nga ora 19:00 në tempullin mitik “Mizahir Isma”, KB Rahoveci do të presë Prizrenin 16 në përballjen e parë çerekfinale.
Për këtë takim KB Rahoveci tashmë ka hedhur në shitje biletat një ditë para ndeshjes dhe ato kushtojnë 2 euro e mund të blihen në dyqanin zyrtar të klubit.
Kjo është ndeshja e parë çerekfinale dhe për të kualifikuar në Final 4 të Ligës Unike klubi jonë duhet që të ketë bilanc më të mirë pas 2 ndeshjesh me sistem vajtje-ardhje.
Rahoveci ka synim të vazhdojë serinë e fitoreve prej 7 sosh dhe Prizreni është i etur për ta prishur këtë seri pas fitores ndaj milionerëve të Yllit.
Ndeshja kthyese çerekfinale zhvillohet javën e ardhshme në mesjavë në Rahovec përsëri, pasi që nuk besohet se Arbnor Rifati do të dalë kundër dëshirës së basketbolldashësve nga Rahoveci për të çuar ndeshjen në Suharekë. Të gjithë e meritojmë një SPEKTAKËL në dy ndeshje në “Mizahir Isma”.
/Rahoveci24/