Të martën ndeshja ndaj Yllit, të gjithë në Gjakovë

Të martën në Gjakovë zhvillohet dueli i dytë kundër Yllit të Suharekës për këtë sezon.

Dueli i parë i këtij sezoni përfundoi me fitore të Vreshtarëve, që fituan në një sfidë tejet dramatike me shumë tensione dhe sulme nga tifozët vendas “Xhebrailat”.

Tashmë Ultras Vreshtarët kanë konfirmuar prezencën në këtë takim, natyrisht, për të vënë një tjetër shembull të kulturës sportive dhe animit korrekt.

Rahoveci vjen nga një moment jo i mirë, ashtu sikurse Ylli.

Ylli humbi nga Trepça para publikut të vet, kurse Rahoveci pësoi vetëm humbjen e dytë të sezonti nga Bashkimi në Prizren.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 në palestrën “Shani Nushi” dhe do të jetë ndeshja e fundit që Rahoveci si vendas e zhvillon në Gjakovë, gjithnjë sipas rrjedhës së punimeve në palestrën e re.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.