Kuvendi Komunal i Rahovecit do të mblidhet në një mbledhje urgjente më 29 shtator 2025 (e hënë), me fillim nga ora 11:00, në sallën e KK Rahovec.
Kjo mbledhje është thirrur me kërkesë të kryetarit të Komunës së Rahovecit dhe pritet të trajtojë një çështje me rëndësi të madhe për të ardhmen e qytetit.
Rendi i ditës:
- Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e buxhetit për vitin 2026.
Buxheti i vitit 2026 është një nga dokumentet më të rëndësishme për zhvillimin e komunës, pasi përcakton orientimet financiare dhe projektet që do të realizohen gjatë vitit të ardhshëm.


