Sfida më e rëndësishme e sezonit do të zhvillohet të dielën ndaj Ponte Prizrenit në ora 17:00.
Ndeshja që zhvillohetnë “Mizahir Isma” do të përcaktojë atë ekip që do të kalojë në gjysmëfinale të playofit për titull ndaj Yllit.
Rahoveci fitoi në udhëtim vështirë falë performancës së madhe të gjithë ekipit.
I gjithë Rahoveci duhet të jetë bashkë dhe të gjithë duhet të kenë fanella të bardha që t’i tregojmë të gjithë Kosovës se jemi të bashkuar dhe s’ka manipulim e as kundërshtarë që mund të na përçajë. /Rahoveci24/