Të gjithë në stadium për rikthimin në Ligën e Parë – të shtunën Rahoveci – Malisheva për vendin e parëKF Rahoveci zhvillon ndeshjen kryesore të këtij viti ndaj KF Malishevës të shtunën nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit “Selajdin Mullabazi – Mici”.
Rahoveci kërkon fitore në këtë takim për t’u distancuar në gjashtë pikë me Malishevën dhe për të siguruar kështu Ligën e Parë duke u rikthyer vetëm një vit pas rënies.
Rahoveci nuk meritoi asnjëherë të garojë në Ligën e Dytë, por rrethanat bënë të veten.
Për të fituar, Rahoveci ka nevojë për mbështetjen e krejt qytetit, ku së pari tifozët Ultras Vreshtarët duhet t’i japin fund bojkotit të klubit dhe të kthehen në stadium sespe vetëm bashk kthehemi aty ku e kemi vendin në top kampionatet e futbollit.
Një thirrje për këtë bëri edhe ish-lideri i grupit të tifozëve, Sulejman Kollari, që bëri thirrje që i gjithë qyteti të jetë prezente në këtë takim.
Rahoveci duhet të riorganizohet dhe i gjithë stadiumi duhet të jetë i mbushur nga adhuruesit e vjetër dhe të rinj e bashkë të shkohet përpara.