Të enjtën shfaqet drama “Jetë në Udhëkryq” (Foto)

Në kuadër të angazhimeve për pasurimin e jetës kulturore në komunën e Rahovecit, të enjten më 3 mars 2016, shfaqet drama “Jetë në udhëkryq”, që është fryt i bashkëpunimit të Qendrës Rinore “S.H.L-Kosova” dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Drama “Jetë në udhëkryq” shpalos realitete të dhimbshme dhe momente thyerjesh shpirtërore e morale, duke u gërshetuar me përpjekjet njerëzore për tejkalimin e sfidave të jetës. Kjo dramë përkon me zhvillime aktuale të shoqërisë moderne, me tërë vështirësitë që e karakterizojnë tranzicionin tonë shoqëror. Drama ka të bëjë me fate njerëzish që takohen në udhëkryqet e jetës. Mbi të gjitha drama, “Jetë në udhëkryq” është një mesazh i fuqishëm edukativ, me një mori vlerash shoqërore, përmbledhur në disa minuta.

Drama “Jetë në udhëkryq” është realizuar nga regjisori nga Tirana Gjergj Mena, ndërsa rolet i interpretojnë të rinj e të reja nga komuna e Rahovecit.

Pritet që në shfaqje të marrin pjesë personalitete të jetës publike, kulturore dhe dashamirës të artit skenik nga komuna e Rahovecit.

Shfaqja jepet më 3 mars 2016 në orën 17:15, në Qendrën e Kulturës “Mensur Zyberaj”.

Hyrja është falas.

/Rahoveci24/
jeta

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.