Të enjtën ndeshja e parë e playoffit në Prizren, Rahoveci drejt historisë

Rahoveci të enjtën do të fillojë serinë e playoffit ndaj KB Bashkimit, pasi ka vulosur vendin e tretë nga sezoni i rregullt.

Ky sezon filloi me histori që nga shkurti, ku së pari ekipi u kualifikua në Final 4 të Kupës.

Më pas, klubi arriti që si asnjëherë më parë të sigurojë vendin e tretë në elitën e basketbollit, që ishte tashmë suksesi më i madh i arritur ndonjëherë për sportin e Rahovecit.

Në playoff Rahoveci luan ndaj Bashkimit, ekipit që zuri vendin e dytë dhe që ishte afër ta eleminojë në Kupë.

Sistemi i playoffit është 2-2-1, ku dy ndeshjet e para zhvillohen në Prizren duke filluar nga e enjta.

Ekipi që arrin tre fitore nga maksimum 5 ndeshje që zhvillohen do të sigurojë finalen e madhe të playoffit.

I gjithë Rahoveci duhet të mobilizohet në përkrahje të ekipit që nuk ka as palestër dhe s’ka shtëpinë e vet, e astu siç e ka bërë gjithë sezonin në Gjakovë si terren vendas, këtë Rahoveci mund ta bëj edhe në Prizren.

E enjtë – 19:30 në Prizren, momenti i historisë!

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.