KB Rahoveci do të ndeshet nga ora 19:00 të enjtën me KB Dritën në Gjlan, ku me një fitore do të siguronte inkuadrimin në Superligë me rekord 24 fitore dhe asnjë humbje.
Ekipi po stërvitet maksimalisht së fundmi për sfidën që mund të jetë vendimtare.
KB Rahoveci shënoi fitoren e parë pak ditë më parë në Suharekë, falë përkrahjes së publikut, pas një rënie në koncentrim që për pak sa nuk u shndërrua në humbje nga një epërsi fillëstare prej 20 pikësh.
Trajneri Valentin Spaqi ka analizuar situatën dhe ka përgatitur sfidën e të enjtës që zhvillohet në Gjilan, sidomos në aspektin psikologjik pas atij lëshimi në ndeshjen e fundit.
Ekipi pritet të bëjë disa përmirësime në aspektin e lojës, sidomos në mbrojtje, pasi Drita do ta kërkojë fitoren gjithsesi dhe nuk ka çka të humbë.
Nëse KB Drita e fiton këtë ndeshje, atëhrë do të luhet ndeshja e tretë që do të ishte një finale epike në Suharekë, e ku do të vendosej përfundimisht kush hyn në Superligë, teksa në anën tjetër nëse Rahoveci fiton në Gjilan, gjë të cilën e ka bërë në sezonin e rregullt, atëherë do të shpallemi kampionë të Ligës së Parë dhe do të hyjmë të frikshëm në Superligë. /Rahoveci24/