Të gjithë ata që pretendojnë se e duan sportin e kanë rastin që ta dëshmojnë të enjtën, kur KH Rahoveci do të presë KH Besën nga vendi i parë, me ekipin pejan që do të kërkojë të fitojë dhe ta vazhdojë hegjemoninë prej një dekade në hendbollin kosovar. Se sa i fortë është KH Rahoveci, do të shihet të enjtën, por forca reale vjen nga tribunat – aty ku kërkohet përkrahja e të gjithëve.
KH Rahoveci ka prezantuar edhe Alonson, përforcimin e ri nga Spanja i cili më parë ishte pjesë e Besës.
Kështu klubi jonë konfirmon pretendimet për titull kampioni, ani pse KH Besa a një traditë prej një dekade të dominimit absolut në hendboll.
Një skenar i paimagjinueshëm për KH Besën është humbja në Rahovec andaj do të jetë përpjekja për të mposhtur ekipni tonë, megjithatë pritet që të deleguarit e trajnerit Verim Zherka të japin maksimumin.
Maksimumi i vërtetë do të testohet me tribunat, ku me përkrahjen maksimale duhet të kërkohet blindimi i pozitës së parë në tabelë dhe të vazhdohet pa humbje.
E enjtë, ora 19:00 – të gjithë në “Mizahir Isma”.
/Rahoveci24/