Të dielën fillon kthesa e vërtetë e KB Rahovecit, ku pritet të arrihet fitorja e dytë e edicionit ndaj KB Bashkimit.
Klubi prizrenas që u shkatërrua nga Budivelniku i Ukrainës vjen në këtë ndeshje në formë aspak të mirë.
Teksa edhe ndeshjen e kaluar Bashkimi e fitoi me ndihmë të gjyqtarëve, tash në Rahovec vjen pa asnjë gjasë për fitore.
Për Rahovecin kjo është një finale e madhe për t’u ringritur në sezon andaj të gjithë duhet të jenë të pranishëm në tempullin mitik që ringjalli basketbollin kosovar, “Mizahir Isma”.
Në kryeveprën arkitektonike rahoveciane ndeshja fillon nga ora 19:00 të dielën.
/Rahoveci24/