Në Gjakovë të dielën do të zhvillohet dueli kampional ku KB Rahoveci e pret KB Yllin nga ora 17:00. Edhe pse nesër KB Rahoveci zhvillon sfidën ndaj Prishtinës, të gjitha sytë janë kah dueli i të dielës, sepse ajo nuk është vetëm një ndeshje.
Nuk është vetëm një ndeshje normale pas kërcënimeve të tifozëve të yllit. Nuk është vetëm një ndeshje, pas fjalëve fyese ndaj Rahovecit të sharlatanit Agron Berisha dhe tifozëve të klubit. Nuk është vetëm një ndeshje normale kjo pasi KB Ylli shantazhoi mediat lokale të Rahovecit.
Kjo është gjithçka tjetër pos një ndeshje normale dhe është në duart e luanëve të KB Rahovecit që të tregojnë se nga çka përbëhet ky vend, se historia e sportit është shkruar këtu, se dëshmorët kanë luftuar që të vijë kjo ditë të gëzojmë sportin dhe s’do të lejojmë që vlerat tona t’i shkelë askush, aq më pak njerëz mosmirnjohës siç janë disa vagabondë nga KB Ylli, sepse qyetarët e Suharekës nuk janë të tillë.
Të gjithë në Gjakovë të dielën…