KF Rahoveci i përforcuar në masë të madhe do të udhëtojë në Banjë të Pejës për t’u takuar me Phoenixin, skuadër që dikur njihej si Onixi.
Kjo ndeshje do të jetë shumë interesante kur dihet se Rahoveci gjendet vetëm 7 pikë larg barazhit dhe do të provojë fitoren në këtë takim ndaj skuadrës vendase që po ashtu u përforcua mjaft shumë.
Rahoveci ka 15 pikë, vetëm 7 pikë më pak se vendi i dytë ku gjendet Trepça e Mitrovicës.
Në këtë takim pritet të debutojnë shumë transfere të reja, teksa më në ekip nuk është Isa Eminhaziri dhe as Egzon Shtavica, ky i fundit i lënduar.
Klubi nuk ka dhënë ndonjë arsye për largimet e këtyre dy lojtarëve.
Pra të dielën nga ora 13:00 zhvillohet ky takim shumë interesant.
/Rahoveci24/