KB Rahoveci të dielën nga ora 17:00 do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.
Në Pejë zhvillohet pra derbi i madh me skuadrën pejane që saherë u përball Rahoveci, ndeshjet ishin të nxehta.
Rahoveci po kalon nëpër një krizë identitare të lojës duke arritur vetëm një fitore aspak impresive ndaj Dritës së Gjilanit.
Rahoveci24 mëson se klubi ka siguruar një lojtar të ri për këtë ndeshje i cili erdhi në prova nga kampionati i Maqedonisë.
Portali e di cili është lojtari në fjalë, por për shkak që të mos e dëmtojë transferimin potencial të këtij lojtari që dikur ishte yll në kampionatin elitar francez nuk dëshiron ta zbulojë.
Përkundër këtyre lëvizjeve KB Rahoveci vazhdon të përballet me krizë të thellë brenda klubit dhe telashe disiplinore të cilat nuk po rreshten së ndaluri dhe sigurisht mund të priten ndryshimet radikale pavarëisht që jemi në një fazë të hershme të sezonit dhe ato ndryshime janë vështirë që të bëhen.
/Rahoveci24/